Haradinaj-Hazirit: Është turp me ofendu ushtrinë e vendit tënd

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të LDK’së për Ushtrinë, Lufti Hazirit, raporton Periskopi.

Pas vizitës në KEK, Haradinaj tha se është turp për një politikan të ofendojë ushtrinë e vendit të vetë në atë mënyrë.

“Ushtria do të bëhet me 14 dhjetor. I kam dëgjuar edhe disa politikanë, si Lutfi Haziri që tha se është më pak se Ushtri. Është turp kur një i vendit të vetë e ofendon ushtrinë e vetë. Nuk është më pak se ushtri. Ushtria e Kosovës nuk do të ketë asgjë më pak në mandat se ushtritë tjera”, ka thënë Haradinaj.