Haradinaj i bindur se vizat do të hiqen para Vitit të Ri

0

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri. Haradinaj në “Debat Plus”, ka pohuar se Gjermania është duke e prirë këtë proces prandaj do të jetë shumë më e lehtë. “Liberalizimi i vizave do të vjen para fundit të vitit. Qeveria e ardhshme do të jetë aty kur të vjen liberalizimi i vizave. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë do të vjen në Kosovë. Jemi duke e kryer punën finale për liberalizim dhe kur të bëhet kjo të mos ketë asnjë ngecje”, ka pohuar ai. Haradinaj në “Debat Plus”, ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje, Qeverinë e re, taksën e tema tjera të rëndësishme. Ai ka pohuar se arsyeja pse ka prishur koalicioni ka qenë sepse ai ishte duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës.