Haradinaj ja ku po i kalon pushimet në Shqipëri/VIDEO

0

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizita në Shqipëri nuk ka përfunduar vetëm me Vlorën.

Pas takimit me kryebashkiakun vlonjat, Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik të Pavarësisë, Haradinaj dje ka kaluar pasditen në bregdetin e Jalës.

Ai është parë në bregdet së bashku me stafin e kabinetit dhe me forca të shtuara të sigurisë, shkruan Ora News, përcjell Klan Kosova.

Gjatë fjalimit në Vlorë, kreu i ekzekutivit i çoi “selam” presidentit Thaçi se kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm.

“Kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Nuk duhet të preken kufijtë”, ka thënë kryeministri.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e Haradinajt në Shqipëri prej se është zgjedhur kryeminsitër.

Komentet

komentet