Haradinaj ka dy fjalë lidhur me marrëveshjen për emrin

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit.
Me këtë rast, Haradinaj ka uruar dy palët, duke theksuar se lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj marrëveshjen Maqedoni-Greqi e ka quajtur historike.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Haradinajt
:
“I gëzohem lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor.
Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë.
Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan.”

Komentet

komentet