Haradinaj: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, pasojat nga qeverisja e tij po i rriten Kosovës

ina-online
ina-online

29 Gusht, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar edhe një herë përkrahje për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Sipas tij, dëmet që i janë shkaktuar Kosovës janë të mëdha, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj beson se deputetët e mazhorancës do ta përkrahin rrëzimin e kësaj Qeverie, pasi thotë se parashikimet nuk janë të mira për vendin.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje Qeverisë sonë që të kthehet me NATO-n, BE-n, por fatkeqësisht Kurti edhe kjo Qeveri ka zgjedhur rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës, parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë. Mocioni është mënyra më e duhur, legjitime edhe është demokraci. Aktualisht opozita ka votën sa me iniciua mocionin pastaj do të duhej ndihma e deputetëve të tjerë”, thotë Haradinaj.

Ai foli edhe për bashkëpunimin me partitë tjera opozitare.

“Në rrethana të caktuara do të arrijmë unitetin brenda opozitës. Konsultohemi rregullisht edhe me Krasniqin edhe Abdixhikun, dhe shefi i grupit parlamentar ka komunikim të rregullt. Kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i bindur që në parlament Kurti dhe Qeveria ka shumë llogari për të dhënë. Po shpresoj që gjitha këto zhvillime do të kenë një fund e fundi është që të shkojë në shpi qeveria Kurti”, u shpreh Haradinaj.

Këto deklarime, kreu i AAK-së i ka thënë pas takimit që ka mbajtur me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

vucic-1

Plani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbardh prapaskenat: Planifikon rrëmbimin e policëve të Kosovës!

Canak

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu Ganja

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

INFO

NA NDIQ