Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se kushdo që e ndihmon Albin Kurtin që ta formojë Qeverinë edhe për një mandat është në agjendë të Rusisë dhe Serbisë, shkruan Periskopi.
“Unë i bëj thirrje të gjithëve, edhe komuniteteve edhe Limajt të mos nxitohet për vota dhe ta mbështesin ndryshimin, kushdo që e ndihmon Albin Kurtin ta formojë Qeverinë për mua është në agjendë të rusit dhe Serbisë.”, ka thënë ai për T7.
Haradinaj ka thënë në T7 se Limaj dhe Kurti kanë pasur takime të mëhershme, por takimin më zyrtar e pati në kafiterinë “Boho” pranë objektit të Qeverisë, transmeton Periskopi.
“Ai është në komunikim të vazhdueshëm me z. Kurti. Pra, kanë ndodhur disa takime, janë të vërteta, edhe ato para shumë kohe. Takimin më zyrtar e kanë pasur më 4 prill, në Boho, në katin e dytë kanë qëndru gjatë te dytë. Orën edhe menynë ja u tregojmë. E kemi ditë atë ditë, sa ka ndodhë ngjarja”, ka deklaruar ndër të tjera Haradinaj.