Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme – tarifat nuk i heqim

0

Prishtinë, 12 shkurt – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradina deklaroi sot se marrëdhëniet me SHBA-të janë të pacenueshme pavarësisht dallimeve për tarifat ndaj produkteve serbe.
Pas një takimi me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë ai sërish ka riktheksuar se taksa 100 për qind do të hiqet vetëm pas njohjes reciprike me dy vendeve.
Ambasadori Kosnett nuk ka komentuar takimin e sotëm me kryeministrin Haradinaj i cili tha ndërkaq se “është qëndrim i qartë i Departamentit të Shtetit por edhe institucioneve tjera të Amerikës, pra janë unik dhe ata sugjerojnë që të pezullohet taksa që t’i hapet rrugë dialogut dhe është përsëritur edhe sot në takim dhe është një qëndrim i qartë i institucioneve të Amerikës”./Ina/