Haradinaj mbledh ministrat për mbledhjen e parë për 2018

0

Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë mbledhjen e parë për vitin 2018.

Sipas njoftimit për media, kjo mbledhje pritet të nisë në orën 16:00, njofton Klan Kosova.

Por akoma nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje apo nëse pikë e rendit të ditës do të jetë inciativa e disa deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Para festave të fundvitit, ishte thirrur mbledhja e Qeverisë për të diskutuar lidhur me këtë iniciativë por e njëjta ishte anuluar.