Haradinaj merr vendim, 28 nëntori pushim në Kosovë

0

Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori – Dita e Flamurit – të jetë ditë pushimi në Kosovë. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj: “Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, dekaroi Haradinaj.