Haradinaj: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit, nga 50% ra në 20% për pak muaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur debakël politik për Lëvizjen Vetëvendosje, rezultatin zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.

Ai në Rubikon, u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%, njofton Klankosova.tv.

”Edhe LDK edhe VV edhe PDK edhe ato janë kthy në votën bazë. Shembull: PDK e LDK s’kanë më shumë vota se në 2017 as tash. Nëse ua merr votën e 2017 me tash në zgjedhjet komunale, do ta hetosh që nuk e kanë ndonjë fuqi të jashtëzakonshme këto parti”.

”Përjashtim bën VV-ja që ka pësuar në këto zgjedhje, që ka rënë prej 50-ve në 23. S’ka mundësi”./KlanKosova