Haradinaj në lëkurën e Vinston Çërçillit

0

Muhamer Pajaziti

Haradinaj këtyre ditëve gjendet përballë një presioni të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me taksën dhe procesin e negociatave me Serbinë.

Sikur më kujton Vinston Çerçillin në kohën kur ishte brakstisur nga bashkëpunëtorët më të afërtë dhe nuk po gjente përkrahjen e SHBA-ve për të mbrojtur apo për ta ndaluar invazionin hitlerian.
Mbase Haradinaj nuk është orator sikur ai, por nga qëndrueshmëria e tij prej ushtaraku dhe karakteristikat tjera të një lideri të çeliktë i ngjason shumë atij.
Çerçilli nuk e pranoi dot një marrëveshje paqësore të ndërmjetusuar nga Musolini dhe që nxitej nga bashkëpunëtor e tij më të afërtë, por që do ta turpëronte Anglinë me rrezikun që e njëjta nuk do respektohej.
I gjendur në këto rrethana ai kërkon mendimin e popullit anglezë, duke bredhur rrugëve si i çmendur për të diskutuar direkt me popullin, i cili i tha jo dorëzimit dhe jo bashkëpunimit me një regjim të egër.
Mendoj se pikërishtë këtë duhet ta bëjë edhe Haradinaj, të kuvendoj me popullin, kudo qoftë, mbase në kafene i gjenë më shumë, në autobusë, në metro… gjithandej, të shoh nëse janë apo nuk janë për heqjen e taksën ndaj një shteti armiqësor dhe që nuk e ka ndërmend të mbushet mend dhe të ndaloj politikat destruktive ndaj pavarësisë së Kosovës.
Mos qofsha në lëkurën e tij, të gjithë e kuptojmë se sa është e vështirë tia ktheshë fjalën Amerikës, shtet që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, por Haradinaj nuk duhet lënë vetëm. Mbase duhet të shtohen zërat dhe argumentet se Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje nëse tolerohet dhe miklohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Serbia është ajo, që ka bërë fushatë agresive ndaj Kosovës dhe kundër frymës së dialogut të Brukselit dhe që kurr nuk është qortuar nga faktori ndërkombëtare, madje ka përfituar në proceset eurointegruese.
Pikërisht standardet e dyfishta ndaj Serbisë kanë bërë që për 20 vite me rradhë çështja e Kosovës të mbetet e ngrirë dhe me shumë pasoja për qytetarët e saj.
Për vite me rradhë BE-ja ka mbajtur status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës, vazhdoi të mbaj si një ishull të izoluar, vazhdon ta godasë me shkopin e saj, ndërsa për Serbinë karrotat. KFOR-i ka mbajtur status neutral dhe shumë organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Interpolin e kanë refuzuar Kosovën për tia bërë qejfin serbisë.
Të gjitha këto kanë ndodhur për shkak të një lidershipi të dobët dhe të korruptuar. Haradinaj ka bërë shumë gabime, duke filluar nga kabineti i tij me shumë zv.ministra e deri të rritja e pagës, por nuk mund të mohohet se ka qeverisur më mirë se të gjithë.
Ai e bëri ushtrinë, ligjin për Trepcën, ju kundërpërgjigjë Serbisë me taskën 100 për qind, bëri rritjen e pagave dhe është zotuar ta forcoj Kosovën në aspektin ekonomik.
Harandinaj forcoi pozicionin e Kosovën edhe në dialogun me Serbinë. Me taksën 100 për qind ai tashkë e ka një kartë në dorë për arritur marrëveshjen dhe njohjen reciproke.
Por, në këto rrethana nuk besoj se partitë tjera të koalicionit do ta lejojnë ta vazhdoj rrugëtimin e tij. Kam frigë se drejtues tjerë të shtetit të Kosovës tashmë e kanë dhënë fjalën për arritjen e marrëveshjes që po flitet se parasheh korgjimin e kufirit dhe që do të jetë një kompromisë i dhimbshëm për shtetin e ri.
Haradinaj këtë po përpiqet ta ndalë, por a do tia dalë, mbetet të shihet. E di se do të luftojë deri në fund, por fitorja e betejës varet nga shumë faktorë, varet e nga interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha.
Haradinajt në këto momente i duhet mbështetja e qytetarëve, por edhe të të gjitha forcave dhe faktorëve tjerë në vend.