Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin ‘’Anëtar Nderi’’ i përjetshëm i Federatës Pan-Shqiptare ‘’Vatra’’, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë takimit atje, ka theksuar nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve bilateral me ShBA-në dhe rëndësinë e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO.
“Theksova se Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të punojë për një plan strategjik të sigurisë që të sigurojë nga bashkësia ndërkombëtare një plan masash për anëtarësim të shpejt në NATO, pasi Kosova ka ushtri të aftë, profesioniste, një gjeneratë e shkëlqyer profesionistësh’’, thuhet në postimin e Haradinaj.