Haradinaj nuk lëkundet nga qëndrimi i tij: Tregon kur do të hiqet taksa 100%

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa 100% do të mbetet në fuqi deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta Blic.Haradinaj në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se në takimin e tij që kishte me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, është biseduar për këtë çështje.“Është qëndrim i qartë i departamentit të shtetit, janë unik. Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa, është përsëritur edhe sot. është pozicion i qartë SHBA-së”
“Qëndrimi ynë është i qartë. Unë preferoj ta heq taksën por është e lidhur me njohjen nga Serbia edhe po ashtu sugjerimi im është që të mos ndërlidhen temat.Dialogu është proces që ka filluar para taksës. Arritja e marrëveshjes është edhe në interes të Kosovës.”“Nuk vjen njëra para tjerave. Ky është vendimi im i Qeverisë të vendit. Kjo nuk ka të bëj me përvojën time me Amerikën, por ta të bëj me Serbinë në një periudhë 20 vjeçare. I ka kushtua Kosovës një proces i tillë. Jam kundër kësaj logjike dhe do ‘ti mbetem besnik kësaj. Ekziston bindja me e heq taksën por duhet të ekzistojë një marrëveshje me Serbinë e që është njohja. Nuk hiqet taksa pa marrëveshje” tha ai./Gazeta Blic