Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani

Picture of INA
INA

05/05/2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar me rezervë letrën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Duke folur para gazetarëve, Haradinaj tha se nuk dëshiron të komentojë shumë mbi përmbajtjen e letrës, por shtoi se këto lëvizje politike duhej të ndodhnin shumë më herët.

“Praktika është se ai që fiton më shumë vota bën konsulta me partitë tjera për opsionet e ecjes përpara. Sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashur t’i bëjnë menjëherë pas zgjedhjeve, jo të presin të vijnë deri këtu”, u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se situata aktuale në vend është e rëndë dhe se fokusi po largohet nga çështje të tjera jetike për qytetarët.

“Është situatë e rëndë në Kosovë. Ne po harrojmë tash tema tjera, si rritja e çmimit të energjisë,” shtoi ai.

I pyetur nëse do të pranonte një takim me Kurtin në rast se do të ftohej, Haradinaj tha shkurt: “Për besë jam i zënë këto ditë me detyrë, siç e dini.”

Megjithatë, kreu i AAK-së ka konfirmuar se kanë nisur konsultime mes partive opozitare, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit.

“Unë jam i interesuar dhe kemi filluar nga pak edhe konsulta të reja mes partive opozitare që kjo çështja e komisionit të mos ngecë. Por zgjidhja është një kandidat unifikues, si fillim që Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka plan të ecë përpara,” tha Haradinaj. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË