Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, i cili ishte vrarë pas luftës në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se pavarësisht që vëllai i tij, Enveri sfidoi vdekjen në beteja, u nda nga jeta padrejtësisht në liri.
“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/781947073296643