Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025. AAK- ja në zgjedhjet qendrore është në koalicion me partinë NISMA. Listës i prin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa numri dy i kësaj liste i është ndarë liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Pjesë e listës për garën për deputet është edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. Ramush Haradinaj listën me të cilën do garojë në këto zgjedhje e ka quajtur “Lista e Kosovës fituese.