Haradinaj refuzoi ta takojë Abazoviqin – kjo është arsyeja!

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/04/2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar ta takojë kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Siç merr vesh media arsyeja e refuzimit të takimit nga kreu i Aleancës ka të bëjë me qëndrimin e kryeministrit malazez Abazoviq rreth Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe çështjeve të tjera që lidhen me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Kryetari i AAK-së ka pasur një kërkesë nga qeveria e Malit të Zi për takim, por ka refuzuar pikërisht për arsye të qëndrimeve të Abazoviq”, ka thënë një zyrtar i AAK-së.

Media ka kontaktuar me drejtues të AAK-së por kanë preferuar të heshtin.

Ajo që dihet deri më tani është se Abazoviq ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje për trafikun ajror.

Gjithashtu, Abazoviq ka takuar dy krerët e opozitës, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai është pritur të premten në iftar nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ndërsa të shtunën në Presidencë është pritur nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË