Haradinaj sërish flet për Rastin e Kumanovës

0

Kryeministri në dëtyre i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se do ti ndihmojë familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.

Haradinaj ka thënë se janë duke pritur që të merret vendimi përfundimtar, që pjesëtarët e rastit të Kumanovës të ekstradohet në Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Takova sonte, në shenjë kujdesi për djemtë tanë, familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova. Do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve të tyre, në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit, duke i rihetuar të gjitha rrethanat. Ua konfirmova atyre se sa më shpejt që merret vendimi përfundimtar, ne do ta ushtrojmë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë ta vuajnë dënimin në Kosovë”, është shprehur Haradinaj. (INA)