Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA-ve

ina-online
ina-online

9 Qershor, 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin.

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai i ka bërë thirrje Kryeministrit dhe Presidentes që të reflektojnë, të rreshtohen me aleatët për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.

Reagimi i plotë:

Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes! Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot. Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin.

Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

ritchie-torres

Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

INFO

NA NDIQ