Haradinaj thotë se komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësues të komunitetit malazez në Kosovë.

Ai ka thënë se ky komunitet do të ketë trajtim të barabartë me të tjerët.

“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë me komunitetet tjera. Në emër të Qeverisë i falënderova përfaqësuesit e malazezëve në vendin tonë, për pjesëmarrje aktive në jetën publike, kulturore e politike, duke u zotuar se do të jemi pranë tyre edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.