Haradinaj thotë se Kosova është në rrezik, kërkon mbështetje për rrëzimin e Qeverisë Kurti

ina-online
ina-online

31/07/2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së Qeverisë aktuale.

Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Ai shtoi se dëmi që po i shkaktohet vendit është i madh, prandaj edhe kanë propozuar mocion mosbesimi. Për këtë ai edhe një herë ka bërë thirrje që propozimi i tyre të ketë mbështetje, raporton EO.

“Ne të gjithë e dimë që situata politike është e vështirë. Kosova është në një krizë të rrezikshme. Mënyra e qeverisjen po e dëmton substancën kush jemi ne”.“Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën, e ka sjell në një situatë të rrezikshme. Ne i kemi propozuar Parlamentit një opsion për me ndryshuar gjendjen, çdo mekanizëm i ka instrumentet e veta”.

“Mocioni i mosbesimit, para se populli me reaguar kundër diçka të rrezikshme duhet te reagojnë përfaqësuesit e popullit”.“Rreziku na detyron me shkuar në mocion mosbesimi. Besojmë shumë që në një moment të caktuar, mocioni i mosbesimit kryen punë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

ana baerbock

Kryediplomatja gjermane: Do të dërgojmë 150 trupa shtesë në KFOR

flamuri-kuq-e-zi

4 mijë 268 persona në Kosovë e kanë emrin Flamur

arbnora fejza flamuri

Shqiptarja nga Kosova synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami (FOTO)

albin kurti vlore

Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

uck

​26 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

INFO

NA NDIQ