Haradinaj tregon a e refuzoi ftesën e Donald Trumpit për të vizituar Amerikën

0

Në media ka qarkulluar lajmi se, presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt për një vizitë në Amerikë. Mirëpo, sipas mediave këtë herë, Haradinaj e ka refuzuar atë. Megjithatë, ish-kryeministri Haradinaj ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se është manipulim. “Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook transmeton gazeta “Bota sot”.