Haradinaj: Welcome back, President Clinton!

0

Mirëseardhje ish presidentit Clinton në Kosovë i uroi edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, Haradinaj e postoi një fotografi të mikut të madh të kosovarëve dhe shkroi: “Mirë se erdhe sërish, Presidenti Clinton”, duke ia bashkangjitur këtij postimi edhe dy flamuj, atë të Kosovës dhe të SHBA-së.

Para kësaj vizite, Clinton kishte qenë në vendin tonë në nëntor të vitit 2009 për ta përuruar bustin në sheshin me emrin e tij në Prishtinë.