Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për president, Kamala Harris kryeson kandidatin republikan dhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Të dhënat tregojnë se Harris kryeson me një shans 47 për qind për të fituar zgjedhjet ndaj Trump, i cili ka një shans 40 për qind.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 5 nëntor.
Kur u pyetën se cili kandidat ka një qasje më të mirë për “ekonominë, papunësinë dhe vendet e punës”, rreth 43 për qind e votuesve në sondazh zgjodhën Trumpin dhe 41 për qind zgjodhën Harris. Epërsia prej dy pikësh e Trump në temat e përmendura është ngushtuar në krahasim me sondazhin e mëparshëm. Kur Harris filloi fushatën presidenciale, Trump kishte një avantazh prej 11 pikësh.(INA)