Harrojeni metodën me oriz, ka një zgjidhje më të thjeshtë nëse ju laget celulari

Picture of INA
INA

13/02/2024

Një zgjidhje e shpejtë për celularët që mund të kenë rënë në ujë tashmë është nxjerrë “jashtë loje” falë një këshille të Apple.

Më parë mendohej se futja e celularit të lagur në një qese me oriz do të përthithte ujin dhe do të rregullonte pajisjen, por në fakt kjo mund të shkaktojë më shumë dëm.

Nëse iPhone juaj laget, një shtojcë e re ju dërgon një paralajmërim që pajisja është e lagur dhe duhet të prisni derisa ta karikoni. Ndoshta do tundoheni që të merrni një qese me oriz, por Apple paralajmëron përdoruesit:

Mos e vendosni iPhone tuaj në një qese me oriz. Kjo mund të bëjë që copëzat e vogla të orizit të dëmtojnë iPhone-n tuaj. Mos e thani duke përdorur një burim të jashtëm nxehtësie apo ajër të kompresuar. Mos përdorni sende si shkopinj veshësh apo facoletë në pjesën e portës së karikimit. Dhe mos provoni ta karikoni, nëse e bëni ndërsa pajisja është ende e lagur, mund të shkaktojë probleme të tjera”.

Apple rekomandon që të trokisni lehtë celularin për të nxjerrë ujin e tepërt dhe të siguroheni që porta e karikuesit të jetë drejtuar poshtë. Pas kësaj, lëreni në një vend të thatë me ajrim, prisni gjysmë ore dhe përsëriteni procesin.

Nëse rishfaqet lajmërimi, lëreni iPhone në një vend të thatë për një ditë që të thahet plotësisht./tvklan.al

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË