“Harrova”, Getinjo tregon papritur se është në një lidhje dashurie

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo ka befasuar të gjithë ndjekësit me deklaratën e fundit. Ai ka shpërndarë një ‘selfie’ në Instagram teksa shkroi për ish-femrat e tij.

“Ex-a bonmani block se ju shkruj krejtve sonte”, ka shkruar Getinjo.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u shpreh se tani është në lidhje dashurie.

Nuk dihet nëse kjo është një lojë e këngëtarit, apo më të vërtete është në lidhje dashurie. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.