Hasanbeg, konfiskohen armë të ndryshme

Gjatë një aksion policor në Hasanbeg në shtëpitë e gjashtë të dyshuarve për përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëve, janë sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë, një pushkë ajrore, një pistoletë e kalibrit 7.62 milimetra, karikator me gjashtë plumba dhe një pako me material të panjohur ngjyrë kafe. Nga MPB-ja njoftojnë se pas përfundimit të procedurave do të dorëzojnë në Prokurori të gjitha materialet. Ndërsa në kalimin kufitar Bogorodicë, doganierët në makinën e një  shtetasi grek 36 vjeçar kanë zbuluar rreth 300 kilogram marijuanë. Droga që në treg kap vlerën rreth 600 mijë euro ishte destinuar për në Gjermani. Ndaj shtetasit grek është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Doganierët kanë gjetur 4 paleta në të cilat janë vendosur gjithsej 95 thasë, të cilët sipas faturës duhej të ishin të mbushur me oriz. Pas hapjes të të gjithë thasëve, në një pjesë prej tyre të fshehur në oriz, janë gjetur gjithsej 75 thasë alumini të mbështjellë me foli të mbushur me rreth 300 kilogram  marijuanë – tha Gjoko Tanasoski- Drejtor i Doganave.