Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski.
Përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale, deputeti Hasani i drejtohet atij me tone të forta, duke e ftuar që të japë llogari për qëndrimet e shprehura në publik, përcjell INA.
Ai i kërkon Kostadinovskit që të paraqitet para deputetëve të Kuvendit dhe të shprehë pikëpamjet e tij aty, jo vetëm përmes mediave.
Ja porosia e tij:
“Z. gjykatës Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve.
Mendimi im dhe i yti për ligjet që i miraton Kuvendi nuk janë edhe aq të rëndësishme kur i shprehim si Iliri apo Darko, por deputeti Ilir apo Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko kanë përgjegjësi institucionale të bazuar në Kushtetutë dhe ligje.
Kush je ti që ta përçmosh gjuhën time?
Nuk do të të shkarkojmë, vazhdo të jesh Kryetar – por eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve”, theksoi deputeti Ilir Hasani.(INA)