Hasani: Vërtetë nuk mund të them nëse për Ramazan do të kemi orë policore!

Zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka thënë se sot në takim është diskutuar për orën policore dhe unanimisht është vendosur për orën policore.

“Për momentin kemi propozuar që në mënyrë rapide të merr këtë vendim që të ruajmë shëndetin e qytetarëve. Prej marsit i kemi parë masat, do të diskutohet në Komision se cilat masa do të kenë prioritet në prevenimin e sëmundjes”, tha Hasani, raporton SHENJA.

Sa i përket orës policor për Ramazan tha se është e pakëndshme të diskutohet këto çështje.

“Vërtet nuk mund të them se a do të kemi orë policore gjatë Ramazanit ose kjo kjo do të varet nga numri që do i kemi. Më i rëndësishëm nuk është numri i të infektuarve por i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital. Ditëve të fundit kam një numër të madh të intervenimeve që kërkojnë të shtrihen nëpër spitale”, u shpreh Hasani, duke thënë se numri i mbushjes së spitaleve ka trend agresiv të rritjes.
Hasani u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat sidomos në ditët në vazhdim.