Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, kjo është arsyeja

INA
INA

2 Shtator, 2023

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë familjare në Kosovë.

Thaçit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë i është aprovuar ardhja në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara për të vizituar babain e sëmurë.

Kjo është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Vizita është lejuar siç ceket në përgjigje për “arsye bindëse humanitare”.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

Babai i ish-presidentit Thaçi, në moshë të shtyrë, prej kohësh është i sëmurë. Para pak ditësh, për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, është trajtuar edhe në spital.

Ish presidentit Thaçi një vizitë e tillë i ishte aprovuar edhe në maj të këtij viti për shkak të siç ishte cekur nga trupi gjykues “arsyeve bindëse humanitare”.

Atë kohë Thaçi kishte qëndruar vetëm disa orë  në Kosovë për të vizituar nënën e cila kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë se, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi  në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori 2020. Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

vjosa osmani biden

“Vjosa Osmani e ka marrë këtë garanci nga Joe Biden”/ Profesori jep mesazhin e fuqishëm për Kosovën

operim-transplant-zan-mitrev-operacion

Mjekë nga Turqia me stafin vendor operuan 12 fëmijë në QKUK

policia kosoves

Tre serbët e arrestuar për krime lufte ishin lokalizuar nga AKI

Donika Gervalla

Gërvalla i reagon Vuçiqit: Pavarësia e Kosovës nuk shkel Kartën e OKB-së

Zoran Milanoviq - Aleksander Vuçiq

Përplasja indirekte e Vuçiqit e Milanoviqit rreth Kosovës

escobar eskobar gabriel

​Escobar: Nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie të Miroslav Lajçak

svecla xhelal

Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës mbrëmë në Veri erdhi nga Vuçiqi

INFO

NA NDIQ