Hashim Thaçi në vizitë të befasishme në Tiranë

Tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq kanë bërë që Hashim Thaçi të vizitojë Tiranën.

Presidenti i Kosovës është takuar në kryeqytetin shqiptar me kryeministrin, Edi Rama.

Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por ajo që dihet është se kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë me presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, më herët Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një deklarate bëri të ditur se e mbështetë Qeverinë e Kosovës pas deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Vizita e befasishme e Hashim Thaçin vjen edhe në një moment të vështirë për Qeverinë Rama, e vendosur nën presionin e protestave për tarifën e “Rrugës së Kombit”, tarifë që kundërshtohet si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri.