Gjykata Speciale e ka liruar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, të vijë për një vizitë familjare në Kosovë.
Burime të Gazetës10 bëjnë me dije se Thaçi tashmë ka arritur në Kosovë, për të vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili tash e disa kohë e ka të rënduar gjendjen shëndetësore.
Siç bëhet e ditur, Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.
Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm të klientit të tij për të vizituar babain e tij, por gjykata i ka hedhur poshtë të dy kërkesat e mëparshme.