“HASMI” I BABAIT

Picture of Ina Online
Ina Online

15/09/2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Babai, shpesh ma përsëriste një thënje të tij antologjike: përderisa, të qajë Nana ime, më mirë le të qajë Nana yte. E dija, edhe: ku, e kishte porosinë asaj kohe. Ecte, me dy nagëntë në brez. Mollëkuqet e italjanit, dhe dy dardhat turke (“kashikarat” e serbit) në xhepat e strukes zezë nga leshi i deleve me mëngë të shkurtëra krahëve. Pushkën me gjithë fishekë varë pas dere.

Babai, e kishte edhe një thënje tjetër antologjike përsëgjalli të cilën shpesh e përsëriste në oden e burrave: Përpara se, të më dalësh mua në pusi pas ferre, mirë është ta paguash Hoxhën e “Allahut”. Parapërgaditje, se: Pasardhësit e tu atë ditë, mund mos kenë para të hipë në minare të xhamisë thirri “Allahu Akber”.

Shkak, që pasardhësit e Xha Derallës shakaxhi, një pasmesnate duke u kthyer nga Kërçova një dhiareje mes lisave pas “Ҫuke”, në rrugë i nxorrën pusi një duaj kashte misëri. Pusi, me të cilën donin ta provonin me frikë trimërinë e Babait. Ngase, ai shpesh e përsëriste edhe një thënje tjetër filosofike: Frika, a ka këmbë? Edhe, pse: Babai, sa herë që dilte nga shtëpia, nuk ktheheshte të njëjtës rruge. Posa e pa hijen mes ferrave në rrugë, nxorri “nagëntin” nga brezi me fishek në gojë dhe i bërtiti “hasmit”: Lëshoma, rrugën! “Hasmi”, jo vetëm që nuk ia lëshoi rrugën, por nuk luajti asnjë hap nga vendi pusisë. Babai, atëherë e shkrepi nagëntin me gjithë fishekë tymezjarr. Duaji i kashtës, u ndezë flakë. Tek tashti, e kuptoi se: Nuk e kishte vrarë “hasmin”, por një duaj kashte misëri.

Sot, e kuptoj edhe porosinë e tij antologjike luftarake: Përderisa, të qajë Nana ime, më mirë le të qajë nana yte te Pragu i Shtëpisë..

TË FUNDIT

Pse askush nuk i qëndron pranë Luana Vjollcës në palestër?

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

SIKUR TË FLISNIN MAJMUNËT

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

I morën 700 mijë për 80 mijë denarë borgj, policia arreston babë e bir në Kavadar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË