Veprimtari Haxhi Dauti bën bashkë në një tryezë Escobarin dhe Walkerin, çfarë u bisedua?

ina-online
ina-online

26/07/2023

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti ka realizuar një drekë pune në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe ambasadorin William Walker, njeriun që i tregoi botës për masakrën e Reçakut, përcjell INA.

“Një drekë private dhe miqësore në Washington me zv.ndihmës sekretarin e DASH, Gabriel Escobar dhe Ambasadori William Walker . Ishte një takim produktiv dhe miqësor, ku u bisedua për shumë tema, por tema kryesore ishte Kosova!”, ka shkruar veprimtari strugan, Haxhi Dauti.

Në këtë takim është biseduar posaçërisht për zhvillimet në Kosovë, por edhe për zhvillimet në rajon, ku inicues i takimit ka qenë veprimtari Haxhi Dauti. Zyrtari i lartë amerikan, Escobar ka përsëritur qëndrimet se Kosova mbetet një vend aleat i SHBA-ve dhe prioritet për të siguruar shtetësinë e saj. Ambasadori Walker në takim ka dashur të dëgjoj qëndrimin e detajuar zyrtar të SHBA-ve për Asociacionin dhe për tema të tjera, pasi që ai gjatë periudhës në vijim do të udhëtoj në Kosovë. Në takim janë prekur edhe zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Vrasja e Liridonës, paralajmëron Kerquku: Dikush është në siklet të madh, të bëhen sytë katër

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

Peter Stano

Stano jep disa detaje për draft-statutin e Asociacionit: Është një propozim i ri, i balancuar dhe evropian

INFO

NA NDIQ