Haxhi Dauti: Amerika kurrë nuk do të na lë, këtë e dëgjoj në çdo takim në Uashigton

Picture of ina-online
ina-online

12/06/2023

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan (Albanian American Council-AAC), Haxhi Dauti në një intervistë për INA ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Aktivisti strugan dhe kreu i organizës lobiste shqiptaro-amerikane në intervistë flet për aktivitetet dhe takimet e tij.

INA: Javëve të fundit nga SHBA-të erdhët në vendlindje, ku keni zhvilluar vizita edhe në Shkup, Tiranë, Prishtinë. Si i sheh zhvillimet tek ky trekëndësh sidomos për shqiptarët. A po shkojnë në drejtimin e duhur apo duhet një qasje ndryshe?

Dauti: Ky rajon si gjithmonë ka qenë i trazuar dhe me periudha të “status quo”-s. Sa i përket zhvillimit tek trekëndëshi që keni përmendur, në fokus është Kosova dhe shqetësimet për situatën në pjesën veriore. Në Kosovë kam hasur që qytetarët ishin të mërzitur dhe dëshirojnë që sa më shpejt të zgjidhet situata në veri në mënyrë paqësore. Edhe në Maqedoninë e Veriut sundon lajmi për Kosovën. Takova shumë personalitete dhe qytetarë, që sytë i kanë kah Kosova duke parashtruar pyetjet se çfarë do të ndodhë mes Kosovës dhe Amerikës, se emisari amerikan Escobar dhe politika amerikane po anon kah serbët, dhe se kryeministri Kurti duhet të qëndroj stoik dhe të mosdorëzohet. Kishte nga ata të shqetësuar se Amerika mos po na lë. Ky është fokusi i asaj çfarë pash dhe mos ta harroj Shqipërinë. Atje gjeta një atmosferë tjetër dhe nuk mund ta kuptoj. Atje sundon lajmi për Partinë Demokratike se çfarë do të ndodhë me te, si subjekti kryesor në periudhën e postkomunizmit.

INA: Kosova është temë aktuale pas tensioneve në veri. Ju përpos takimeve të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Kongres, keni zhvilluar takime edhe në ambasadën amerikane në Prishtinë. Si po i sheh Amerika këto zhvillimet dhe çfarë duhet bërë Kosova në këtë momentum të rendesishem?

Dauti: Po pata takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, z. Jeffrey Hovenier. Biseda me ambasadorin ishte shumë miqësore, edhe pse atmosfera nuk ishte shumë e këndshme si më parë, por duke parë eksperiencat tona disavjeçare me një urtësi kaluan një bisedë shumë të frytshme. Ambasadori Hovenier mu drejtua dhe më tha troç se janë bërë 10 deklarata, duke u nisur nga ai si ambasador, sekretari i shtetit dhe emisari i DASH, Escobar, dhe se kryeministri Albin Kurti ka vazhduar ta arsyetojë çështjen me deklarata pa zgjidhje. Ambasadori ka nënvizuar se kryeministri Kurti duhet ti zbatoj kërkesat e SHBA-ve dhe BE-së, duke mos humbur kohë dhe të mos e çoj procesin prapa.
Siç e thash edhe më lartë populli shqiptar në Kosovë, por edhe përreth saj është i shqetësuar se Amerika mos po heq dorë nga ne dhe për çudi po e përkrah Serbinë, por kjo nuk do të ndodhë sepse ne jemi aleatët më të fuqishëm dhe të mishëruar me SHBA-në dhe për këtë kam ndarë bindjen e njejtë me zyrtarë më të lartë amerikan. Në Prishtinë e pyeta ambasadorin Hovenier se populli shqiptar është 99% pro amerikan dhe ka shqetësime se po heqni dorë, dhe përgjigja e tij ishte: Popullin shqiptar dhe trevat shqiptare kurrë nuk do t’i lëshojmë nga dora, apo nuk do ti lë Amerika, ndërsa për Qeverinë Kurti tashmë janë dhënë porositë dhe kërkesat e qarta, që ai i di.

Tani shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëj Qeveria Kurti? Unë nuk mund ta udhëzoj kryeministrin se çfarë mund të bëj në këtë periudhë, por ai sigurisht është i vetëdijshëm dhe ka synimet e tij se çfarë duhet të bëj. Unë mendoj se acarimet, momentet dramatike dhe luftërat janë opsionet e fundit. Kryeministri Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani duhet të krijojnë një bashkëpunim dhe së bashku ti marrin punët duke qenë produktiv, por duke qenë edhe larg ngacmimeve sensitive që i zemërojnë aleatët tanë që na mbrojtën në periudhën më të vështirë si komb. Nuk do të ishte keq ti dëgjojnë aleatët tanë më të ngushtë sepse është edhe në dobinë tonë kombëtare. Shqiptarët janë të përkushtuar nga Perëndimi, sepse nëse shkojmë nga Lindja, atëherë e dijmë se çka na pret.

INA: Ka shumë zëra se SHBA po mbajnë krahun e Serbisë dhe sikur po zbehet përkrahja e pozicioneve të shtetit të Kosovës. A ka një frymë të tillë?

Dauti: Jo nuk e besoj! Tani shohim se u krijua një klimë e tillë nga qëndrimet dhe rezistenca e Qeverisë Kurti. Ne e dijmë se administrata e Trump ishte sjellë shumë më keq ndaj Qeverisë së parë të kryeministrit Kurti.
Por, sot kemi të bëjmë me taktika diplomatike amerikane, sepse SHBA tani po sillet ashtu me Serbinë sepse e bombardoi, ndërsa neve na ka aleat strategjik. Kemi një përpjekje të SHBA-ve që t’ia ofroj Serbisë rrugën e Perëndimit, por sipas mendimit tim që e kam shprehur qartë edhe në takimet e mija se Serbia kurrë nuk i largohet Serbisë. Ne e kemi parë se ata thyejnë sanksione, blejnë armë nga Kina dhe në të njejtën kohë Vuçiqi krijon tensione dhe provokime lufte në Kosovë për interesa të veta. Ne jemi të vetëdijshëm se në Serbi, sikur Vuçiq shumica kanë bindjen se kurrë s’do ta njohin shtetin e Kosovës. Megjithatë, SHBA përcolli mesazhin e fuqishëm edhe tani se garanton fuqishëm sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, duke përjashtuar çdo skenarë të Republika Srpska. Ata e dijnë në thelb këtë problematikë dhe nuk do lejohet përsëritja e gabimeve.

INA: Ju po ashtu zhvilluat një takim edhe në ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Cilat ishin çështjet e shpalosura dhe çfarë janë prioritet thelbësore për përmirësimin e pozites se shqiptareve?

Dauti: Në ambasadën në Shkup kam zhvilluaer takime me z.Chris Zimmer dhe z.Rachel Collins, ku diskutuam për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Në fokus ka qenë edhe domosdoshmëria e heqjes së 20%, por përkushtimi im ka qenë për një temë shumë të ndjeshme, e që janë fëmijët shqiptarë në Veles, Çashkë, Manastir, Idrizovë. Këta fëmijë patjetër duhet të kenë mësim në gjuhën amëtare, sepse përndryshe këtu kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Falë medias suaj, pra INA, ne jemi informuar për shqetësimet në këto vendbanime. Ne dijmë se edhe Marrëveshja kornizë e Ohrit obligon që të zgjidhen shumë çështje, përfshirë edhe për arsimim, por për fat të keq kjo Marrëveshje nuk është e implementuar. Më vjen keq që për 15 vite kemi pasur ministra shqiptarë të arsimit dhe ata s’kanë bërë gjë për këta fëmijë.
Sa i përket çështjeve tjera, partitë shqiptare duhet të mbajnë premtimet që kanë bërë dhe që i kanë në platformat e tyre, që i kanë përsëritur dhe po i përsërisin çdo ditë, dhe nuk i realizojnë.

INA: Shqipëria kaloi zgjedhjet lokale, ku kemi një pushtet absolut nga socialistët, dhe një opozitë të dërmuar. Çfarë prisni nga atje, çfarë i duhet shqiptarëve?

Dauti: Oh, kemi në situatë shumë të dhimbshme. Opozita pas gabimit trashanik që bëri me djegien e mandateve nuk zgjodhi rrugën e duhur dhe të fitores, por për fat të keq zgjodhi rrugën e përçarjes. Kjo i lehtësoi punën Qeverisë së Edi Ramës që ti fitoj gati gjitha bashkitë, pas asnjë mundim. Opozita apo Partia Demokratike është në një krizë të thellë, dhe se ata që e sollën në këtë gjendje destruktive, duhet t’i ulin gjakrat për hir të demokratëve dhe Shqipërisë, dhe të kontribojnë për riorganizimin e PD-së, të ndihmojnë ata politikanë të mirëfilltë që duan të kontribojnë e që në zgjedhjet e 2025 të fitojnë Ramën.

INA: A mendoni se ka rënë lobimi shqiptaro-amerikan në SHBA sa i përket çështjes shqiptare, përdallim të dekadave të kaluara?

Dauti: Jo, nuk është në nivelin që ishte në vitet 90-ta , ku Joe Diogardi e sfidonte diasporën. Por, Lobi i DioGuardit dhe Këshilli Shqiptaro-Amerikan, përfshirë edhe personalitete e organizata tjera, vazhdojnë lobimin dhe prezantimin e çështjes sonë.
Ka zëra këtu në SHBA që flasin se lobi shqiptar nuk funksionon, se ato individë nuk funksionojnë dhe nuk kanë idenë se si funksionon lobizmi në Uashington. Lobi serb është aktivizuar jo vetëm në Uashington dhe Bruksel, por edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.
Megjithatë ne si lobistë do të bëjmë çdo përpjekje pa kursyer anën materiale, dhe nuk do të lëm gurë pa kthyer për çështjen tonë kombëtare. Qeveria Kurti duhet të mbështetet edhe tek diaspora dhe lobizmi i saj dhe jo siç tha kryeministri Kurti në një takim në Yonkers në Nju Jorkut tek Batalioni i Atlantikut se: Faleminderit Diasporës, keni bërë shumë gjatë luftës, mirëpo në ato kohë nuk kishim Qeveri dhe Ambasada. Kurse, tani ju rrini të qetë, se prej tani kemi Ambasadorin dhe Ambasadori do t’i kryejë punët e Kosovës”. Misioni ynë vazhdon, për shumë dekada apo më shumë se   33 vite kam punuar si lobist dhe lob për Shqipërinë, Kosovën dhe gjitha trojet shqiptare. Lobi Shqiptar ka funksionuar dhe do funksionojë këtu në SHBA.

INA: Cili do të jetë angazhimi i Këshillit Shqiptaro-Amerikan në të ardhmen e afërt ?

Dauti: Angazhimi i Këshillit është që të sjell paqe e zhvillim në vendlindje, prosperitet dhe harmoni . Këtë e kemi dëshmuar me punë dhe jo me fjalë, dhe se këtë e vërtetojnë arkivat në zyrat tona. Po punojmë dhe do punojmë që në tokat tona mos na shtohen me memoriale dhe këngë me gjak, por për zhvillim, shkollim, jetë të dinjitetshme dhe të qetë, duke luftuar të keqen, korrupsionin e politikanëve gjakpirës.

(Intervistoi: Naser Pajaziti/INA)

 

 

TË FUNDIT
5 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
5 orë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
7 orë
Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona
7 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

ME TE LEXUARA

18 orë
Kjo është përbërja e mundshme e Qeverisë së re, TV 24 nxjerrë emra
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
15 orë
Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat
12 orë
VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë
18 orë
I frymëzuar nga lufta në Kosovë, arkitekti nga Medvegja, fitues i kompeticionit ndërkombetar ndërtoi një shkollë në Ukrainë
5 orë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian
15 orë
Ahmeti porosi Mickoskit: Nuk na dridhet qerpiku sepse jemi në të drejtë
12 orë
Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë
17 orë
Arrestohet kërçovari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

LEXO MË SHUMË

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

Muharrem Salihu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

INFO

NA NDIQ