Haxhi Dauti, tashmë edhe në tregun muzikor amerikan (Video)

0

Këngëtari i njohur shqiptar Haxhi Dauti është rikthyer përsëri fuqishëm në skenën muzikore, kësaj radhe me një projekt internacional duke u bërë pjesë edhe e platformës më të madhe ndërkombëtare VEVO, kështu të paktën shkruan “StrugaLajm”, dhe raporton INA, nga New Yorku.

Më tej “StrugaLajm” thotë se Rockeri strugan ka risjellë të përpunuar në gjuhën angleze këngën “Adrijana” të cilën e ka kënduar në vitet e para të karrierës së tij muzikore, por kësaj radhe ai e risjell në një version të ri edhe me një videoklip mjeshtërisht të realizuar nga producenti i talentuar Valon Dervishi në New York dhe shtonë se gjithçka simbas saj ka ardhur në kuadër të këtij projekti me stilin e tij unikal Rock&Roll, në të cilin Dauti, ka realizuar edhe këngën “When I Think of You” e cila poashtu gjendet në platformën botërisht të njohur VEVO.

Haxhi Dauti u ngrit lartë në skenën muzikore shqiptare me prezantimet e tij në fillimet e festivalit të RTSH-së 93′ 94′ 95′, ku super hitet si: “Larg u largova”, “E njejtë mbetet Itaka” dhe “Fletë trëndafili” të cilat ende janë të freskëta në kujtimet e dashamirësve të muzikës. Ku që nga ajo kohë, ai ka marrë pjesë në dhjetra evenimete muzikore në vendlindje dhe diasporë, ndërsa tashmë ai po ngjitet edhe tregun ndërkombëtar.