Haxhiu: Nëse krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, shteti do tu paguajë dëmshpërblimin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Prill, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë tha se nëse ata do të shpallen të pafajshëm, shteti i Kosovës do të kërkojë dëmshpërblim.

Haxhiu theksoi se legjislacioni i Kosovës e njeh të drejtën për dëmshpërblim dhe siç tha ajo, edhe ish- krerët e UÇK-së, por edhe personat e tjerë të cilët shpallen të pafajshëm nga akuzat kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim.

“Unë mendoj që edhe aktualisht me personat që janë në paraburgim që ndërlidhen me veprat e tjera që vuajnë ta zëmë që janë në burgjet në Kosovë, njësoj nëse dmth kanë qëndruar në paraburgim dhe shpallen të pafajshëm e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim. Pra legjislacioni i Kosovës e njeh këtë, prandaj edhe personat të cilët janë aktualisht në Hagë e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim”, tha Haxhiu në emisionin “Këndi i Debatit”.

Teksa theksou se kjo nuk është diqka e re sepse siç tha ajo, në Kosovë ka shumë persona që mbahen në paraburgim për disa vite dhe në momentin që lirohen dhe shpallen të pafajshëm sipas saj, ata kërkojnë dëmshpërblim për ditët që i kanë mbajatur në paraburgim.

Ndryshe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu i kosoves zvecan

Sulmohet vetura e policisë me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan

benzina-nafta

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

gjykimi-spitali-modular-tetov-florin-besimi

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Etemi dhe Besimi dënohen me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht

zubin potok

Protestë edhe në Zubin Potok, kjo është situata aktuale atje

FC939087-EC04-4A47-AB23-0961C3DE7423

Maqedonia e Veriut merr kryesimin me PBEJL

dimitar kovacevski

Kovaçevski: S’ka zgjedhje të parakohshme, qytetarët duan të jetojnë në BE

IMG_2050

Kush i mori kreditë e “lira” qeveritare për ndërtimin e centraleve fotovoltaike?

IMG_2051

Abazoviqi ‘humb kontrollin’ në dasmë duke kërcyer (VIDEO)

Lista serbe

Lista Serbe vendos dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet eventuale

INFO

NA NDIQ