Baton Haxhiu: Ushtria dhe Policia serbe kanë qenë gati për t’i ndihmuar sulmuesit në Banjskë, Rama e ka ditur

ina-online
ina-online

18/10/2023

Gazetari Baton Haxhiu tha se ushtria dhe policia e Serbisë ka qenë e gatshme që t’i ndihmojë agresionit, për ta bërë Veriun akt të kryer. Por tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka kërcënuar që Serbia hyn në luftë me NATO-n nëse kjo do të ndodhë.

Gazetari Haxhiu, tha se kryeministri shqiptar Edi Rama ka pas informacione të sakta se çfarë po ndodh në kufi me Kosovën dhe tha se për këto informata është shqetësuar nga qershori.

“Rama për faktin që është pjesë e NATO-s ka pas informacione të sakta se çfarë po ndodh në kufi me Kosovën, ka pas informata të sakta dhe ka paralajmëruar që nga qershori. Banjska ka qenë e paralajmëruar se do të ndodh një agresion, ku ushtria dhe policia e Serbisë ka qenë e gatshme që t’i ndihmojë këtij agresioni me datën 28-29 shtator me forcat e saja për ta bërë Veriun akt të kryer. Kjo me siguri do të dalë ndërkohë”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.

“Dhe është Bashkësia Ndërkombëtare e cila ka kërcënuar që Serbia hyn në luftë me NATO-n nëse kjo ndodh”, u shpreh ai.

“Për këto infromata z.Rama ka qenë i shqetësuar nga qershori. Raporti i Albin Kurtit me Bashkësinë Ndërkombëtare ka qenë një problem kryesor…”, tha ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

collage-10-600x360

“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

ana baerbock

Kryediplomatja gjermane: Do të dërgojmë 150 trupa shtesë në KFOR

flamuri-kuq-e-zi

4 mijë 268 persona në Kosovë e kanë emrin Flamur

arbnora fejza flamuri

Shqiptarja nga Kosova synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami (FOTO)

albin kurti vlore

Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

INFO

NA NDIQ