‘Hazall’ martohet me këngëtarin e njohur?

0

‘Hazall’ martohet me këngëtarin e njohur?

“Hazall”, është një nga aktoret më të dashura turke.
Aktorja turke Alina Boz u bë shumë e famshme në trojet shqiptare me rolin e Hazallit në serialin “Fate të kryqëzuara”, shkruan lajmi.net.

Përveç anës profesionale, nga Alina kemi të reja për jetën private. Aktorja është fotografuar së fundmi me një unazë në gisht dhe kanë nisur thashethemet se ka marrë propozim për martesë.

Alina është e lidhur me këngëtarin Mithat Can Ozer, ky i fundit është 37 vjeç ndërsa Alina vetëm 20 dhe diferenca e tyre në moshë po ‘befason’ të gjithë.

Megjithatë, duket se aktores turke kjo gjë nuk po i pengon dhe nuk ka deklaruar akoma asgjë për mediat.