Hazard: I kërkova Modriçit numrin 10 por më tha “JO”

0

Numri 10 i ish yllit të Çelsit Eden Hazard momentalisht është i zënë tek klubi i tij në Real Madrid, shkruan Zhurnal.

Edhe pse Hazard ka thënë se nuk e ka dert numrin e fanellës, ai gjithsesi zbuloi se i ka kërkuar Modriçit t’ia lirojë atij numrin 10.

Eden Hazard thotë se nuk mërzitet për numrin e fanellës e as për goditjen e penaltive tek Real Madridi, por për të më me rëndësi është të adaptohet me bashkëlojtarët në klub.

“Kam folur me Modriç përmes Kovaçiçit. I kërkova atij të më japë numrin 10 të fanellës por ai më tha Jo, më duhet të gjejë një numër tjetër. Për mua numri i fanellës nuk është me rëndësi, me rëndësi është që të luaj me këtë fanellë”, deklaroi Hazard.

Ndryshe belgu Hazard në Real Madrid u transferua për shumën e 100 milion eurove javën e kaluar nga Çelsi./Zhurnal.mk