Ish komandanti i brigadës, 112 Hazbi Lika, në fjalën që mbajti në manifestimin e sotëm të organizuar për shënimin e 21-vjetorit të luftës në Tetovë, deklaroi se koha e dëshmoi se ende luftërat nuk kanë përfunduar.
“Një gjë duhet të kemi parasysh, koha shumë mirë e sidomos kjo e fundit, e dëshmoj se luftërat ende nuk kanë mbaruar, koha e dëshmon sot se më i forti i hipë në qafë më të dobëtit, kur të dëshiron. Prandaj të mblidhemi e të mos bëhemi më të dobëtit, të mos jemi të shtypurit, por jo edhe të shtypim, por qëllimi kryesor i joni është të mbrojmë territoret tona, dinjtetin tonë, atë copë lirie që na e sollën dëshmorët tanë”, tha Lika./Gazeta LAJM