Haziri: LDK do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri është shprehur i bindur se kjo parti do të shënojë fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ai në një postim në Facebook shkruan se LDK-ja do të shënojë fitore të thellë, pasi qytetarët kanë nevojë për një shtet të vërtetë. Postimi i plotë: “Prizreni edhe sot po e përkrah LDK’në dhe Vjosën. Kemi me fitu përnime, kemi me fitu shumë, kemi me fitu rrast. Përveç në fushatë, Vjosën kemi me e mbështetë edhe më 7 tetor bashkë me ekipin qeverisës, të cilët do ta kthejnë besimin dhe shpresën në Republikë. Kemi nevojë për shtet përnime, për dije dhe Kushtetutë. Faleminderit Prizren!”