Haziri: Ne kemi thënë para dy javësh “JO” për koalicion me LVV

Picture of INA
INA

08/04/2025

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas letrës që i dërgoi sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut.

Ai tha se nëse LDK-së i ofrohet të udhëheq qeverinë, kanë mundësi të ndërtojnë partneritet me të gjithë në Kosovë.

Por shtoi se nuk ka koalicion me VV dhe se 20 ulëset do t’i përkthejnë në punë.

“Na jemi kah pjesa e fundit e takimit dhe ftesave, Kurti ka takuar të gjitha partitë. Për 72 orë nga takimi me deputetë me grupe parlamentare tek liderët është ndryshim radikal. LDK-ja në asnjë formë nuk ka pasur takime me Vetëvendosjen. Tash e dy javë është konfirmuar qëndrimi i kryesisë së LDK-së, qëndrim që është marrë para dhe gjatë zgjedhjeve. Ne kemi thënë para dy javësh “JO” për koalicion me LVV”, tha Haziri.

Ndërkaq, për letrën e Kurtit ai tha se ka qenë veprim i menduar.

“Kurti nuk është prej atyre politikanëve veç për të bë, veprimin e ka të mendum, akti ka ndodhë si i tillë, dhe duhet me vlerësu politikisht”, tha Haziri në Klan Kosova.

TË FUNDIT

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË