Haziri: Osmani s’ka nevojë ta bind LDK-në për votim, LDK ia njeh mirë profilin politik

Një nga çështjet më të komentuara të momentit është zgjedhja e Presidentit të Kosovës. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se beson që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani është figurë përbashkuese, jo për shkak të përvojës që ishte për një kohë në kuadër të Presidencës së Kosovës, por për shkak të natyrës politike që përfaqëson dhe njëra prej përkushtimeve të veçanta që i ka pasur në luftën kundër kapjes së shtetit.

“Janë disa organe kushtetuese që Presidenti i Republikës duhet t’i garantojë, jo vetëm që votohen në Kuvend, por ka edhe që shkojnë përmes dekretimeve, sponsoron Qeveria e të tjera e janë në duar të presidencës me vendos të gjitha këto duhet të garantojnë funksionim e barazi të të gjithave.E jo të vazhdohet të bëhet sponzorime për njerëz puro-partiak, kur mund të kemi unitet e përfaqësim më mirë. Jemi në një periudhë kur jemi pjek më mirë politikisht e duhet të distancohemi në emërime të tilla, ku mund të emërohet më i miri nga më të mirët.Keni parë çfarë reagime të ashpra ka pasur në atë që është në detyrë të gjykatës si shefe e KQZ-së, por partitë politike e godasin sepse e gjejnë më butë për të goditur, në këto raste mendoj se presidenti duhet të na garantojë të gjithëve e të na sjell siguri.E besoj se vetëm në këtë mënyrë organet nuk mund të jenë të kapura nga Qeveria më pas. Nëse nuk pajtohen rreth emrit, atëherë s’ka dekretim sepse Presidentja e ka në dorë sepse s ‘mundet ajo vetëm me gjetë emrin pa e pas emrin”, tha Lutfi Haziri në ATV.