Haziri për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut: Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë

Picture of ina-online
ina-online

14/08/2023

Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, që ngjalli shumë reagime.

Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon.

Sipas Hazirit, qëllimi politik i kryeministrit ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë.

“Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet. Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LVV. Premtimet e tij atje, shkaktuan përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re”, tha Haziri, për ABCnews.

Sa i përket marrëdhënieve me shtetet fqinj, të cilat janë në një krizë, Haziri u shpreh se Prishtina po prodhon kriza.

Ai shtoi se pasi prishi marrëdhëniet me Abazoviç dhe Ramën, tani të njëjtën gjë kryeministri Kurti e bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke treguar mbështetje për opozitën e re.

“Deri para disa ditëve, Kurti të vetmen marrëdhënie e kishte me Shkupin. Sepse me Malin e Zi raportet u dëmtuan me Dritan Abazoviç. Edhe me Shqipërinë, vizitën e Ramës e shikuan si mbështetje pro opozitës dhe kjo shkallmoi këto raporte mes dy vendeve. Dhe vizita e fundit në Tetovë dhe Shkup, e fut Kosovën në raport që po prodhon kriza. Prishtina po prodhon politika të këqija dhe kriza duke shfrytëzuar komunitet shqiptare. Kurti në raport me Serbinë përfaqëson reciprocitet dhe ky është në proporcion me veriun e Kosovës. Kurti, Preshevën e Bujanovckin e ka përdorur vetëm për qëllime politike. Ajo që e dallon Kurtin nga liderët e tjerë është se është ideologjik dhe jo kombëtar” u shpreh nënkryetari i LDK-së.

TË FUNDIT
1 ditë
Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
1 ditë
Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
2 ditë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë
2 ditë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

vucic kurti

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel më 26 qershor

spanja

Spanja nis procedurat për njohjen e Kosovës

mitrovica-ibri

Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit

veriu i kosoves policia

“Policia e veriut ka qenë nën komandën e Vuçiqit”/ Eksperti zbulon detaje për veriun

INFO

NA NDIQ