Vdekja e mërgimtarit Denis Preka, ka bërë bujë në të gjithë SHBA-në.
Pesë vitë më parë, Denisi ishte droguar nga miku i tij i ngushtë, me doza të mëdha të drogës e cila i kishte shkaktuar edhe vdekjen.
Sipas historisë të rrëfyer nga nëna e Denis Prekës, Denisi kishte shkuar tek shoku i tij për të studiuar, por pasi që kishte gjumë, kishte kërkuar një kafe dhe një hap (Adderall) për koncentrim.
Në vend të kësaj, shoku i tij kishte ftuar një shok tjetër dhe i kishin ofruar Denisit hapa të tjerë kinse për koncentrim, por që në fakt ishin droga të rënda për Denisin, i cili ishte student i shkëlqyeshëm dhe sipas familjes, nuk kishte qenë asnjëherë përdorues i drogave.
“Shokët” e Denisit, pasi e kishin droguar e kishin xhiruar duke e shpërndarë nëpër rrjete sociale gjendjen e tij, i cili kërkonte ndihmë pasi që kishte dhimbje të mëdha.
Ishte nëna e Denisit ajo që kishte luftuar për ta rikthyer rastin në rigjykim dhe sipas gjetjeve, avokati Mike Morse kishte faktuar që Denisi ishte helmuar qëllimisht dhe se nuk kishte konsumuar mbidozë me vetdëshirë, por pa dijeninë e tij.
Më në fund, gjykata kishte marrë vendim historik prek 75 milion dollarësh për vdekjen e studentit shqiptar.
Avokati ka rrëfyer zvarritjen nëpër gjyqe derisa ishte arritur drejtësia, por prap, avokati thotë se jeta e Denisit nuk shlyhet me asgjë./ms