Profesoresha Mirjana Najçevska sqaron se heqja e 20 për qindshit nga Kushtetuta do të përfshinte disa gjëra, duke çuar në histori Marrëveshjen e Ohrit, pikat e së cilës përmbajnë formulimin 20 për qind.
“Heqja e 20 për qind nga Kushtetuta nënkupton: Vendosjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në sirtarin e historisë; Mbyllja e Ministrisë së Sistemit Politik; Heqja e çdo përmendjeje të përfaqësimit të drejtë; Heqja e të gjitha dispozitave që parashikojnë veprime afirmative lidhur me punësimin, studimin, avancimin; heqjen e dispozitave që i referohen parimit të Bdenterit”, thotë Najçevska.
Ajo shton se nëse këto tri parti pajtohen me këtë, do të ishte mirë që ato 20 për qind të hiqen nga Kushtetuta, kundër të cilave ajo ishte kundër që në fillim të paraqitjes së tyre.(INA)