Heqja e 20%, a po tërhiqet nga kjo ministri Lloga?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/03/2023

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pësëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa meqë po hapet Kushtetuta, sipas tij, duhet të plotësohen të gjitha boshllëqet, duke nënkuptuar heqjen e termit 20% dhe zëvendësimi me gjuha shqipe.

Përgjigja e tij pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Kovaçevski, ministrit Punët e Jashtme, Bujar Osmani dhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, se nuk pajtohen me idenë e pakos së amendamenteve kushtetuese për heqjen e 20%.

Sipas Llogës, nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje me kryeministrin dhe kolegët e tjerë të kabinetit qeveritar, por sqaroi se ideja e tij ka lindur nga takimet me disa profesorë dhe ekspertë, që nëse hapet Kushtetuta, diçka që nuk ndodh shpesh, do të ishte mirë të plotësoheshin të gjitha boshllëqet që janë hapur prej vitesh në Kushtetutë dhe këtu sipas tij hyn edhe çështja e 20%.

“Prioritet mbi prioritetet është preambula, të futen të gjitha komunitetet më të vogla dhe nëse hapet Kushtetuta, si propozimi im, ideja ka qenë që të gjitha këto boshllëqe në Kushtetutë të zgjidhen në mënyrën e duhur. Na duhet konsensus për të gjitha këto çështje, qëndroj në qëndrimin tim dhe u bëj thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kushtetutën dhe çështjet tjera, dera jonë është e hapur”, theksoi Krenar Loga.

Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Kosovës: Roli i Shqipërisë nuk ka qenë dobiprurës këto kohë për ne

Bujar Osmani

Bujar Osmani ‘thumbon’ Albin Kurtin: Kush prish marrëdhëniet me SHBA-të, i bën dëmin më të madh shqiptarëve

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

merko ramiz

Akuzë për Merkon i cili bleu “Audi” luksoze 67.000 euro derisa Komuna e Strugës e kishte llogarinë e bllokuar

KRESHNIK-SPAHIU

Spahiu: Është koha që Shqipëria dhe Kosova të armatosen fuqishëm ushtarakisht

punetor ndertimi

Maqedonia e Veriut ka 9 518 vende të lira të punës

naser zyberi

Ziberi: MPB të punojë me më shumë efikasitet në nxjerrjen e dokumenteve personale

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Propozim-vendimi për rroga më të ulëta të funksionarëve dhe deputetëve u mbështet nga Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime

gazi-baba

Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ