Heqja e 20%, ja çka thotë Mexhiti

INA
INA

6 Qershor, 2023

Fraksioni i BDI-së do të propozojë amendament në kuvend për zëvendësimin e 20%-shit me gjuhën shqipe në kushtetutë.

Izet Mexhiti tha se përveç bashkëpartiakëve të tij nga BDI-ja të gjithë deputetët shqiptarë janë “pro” këtyre ndryshimeve dhe pret mbështetjen e tyre.

Mexhiti në Programin 200 në Alsat, foli edhe për zgjedhjet në degën e Çairit për të cilat tha se po bëhen në kundërshtim me statutin dhe se po iu bëhen pengesa anëtarëve të fraksionit të mos mund të regjistrohen për votim.

“Nëse është problem për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, pra është kusht të hapet kushtetuta dhe e shohim se është shumë problem të sigurohen 80 vota, kur do t’i sigurojmë këto vota në të ardhmen vetëm për ta heq formulimin 20% për gjuhën shqipe, këtë nënçmim ndaj shqiptarëve. Prandaj shoh se spektri politik, përveç bashkëpartiakëve të mi, edhe Aleanca që është pjesë e qeverisë, grupi i zjarrit, Besa, Alternativa pra i gjithë spektri politik pa BDI-në janë “pro” ndryshimeve kushtetuese por këto ndryshime të hiqet edhe 20%”, tha Izet Mexhiti, fraksioni i BDI-së.

Gazetarja: Pra, ju do të ndërhyni me amendament?

“Po, sepse fjalën e fundit e ka parlamenti. Qeveria mund të propozojë, por fjalën e fundit kur do të miratohen është e fundit e parlamentit dhe besoj si deputetë do të gjejmë vullnet politik, do të lobojmë edhe te partitë e tjera që të hiqet 20%”, u përgjigj Mexhiti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ