Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se pret nga bashkëqytetarët maqedonas mbështetje për heqjen e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.
Taravari tha se pret që maqedonasit ta bëjnë të njëjtën gjë që bëjnë shqiptarët në mbështetje për mbrojtjen e identiteti maqedonas.
“Në vend të temave që polarizojnë, duhet të fokusohemi në ato që na bashkojnë. E tillë është kërkesa jonë për heqjen e përkufizimit kushtetues për gjuhën shqipe. Ashtu siç solidarizohemi ne me bashkëqytetarët tanë maqedonas për mbrojtje të identitetit të tyre, presim që edhe ata të përkrahin kërkesën unanime të shqiptarëve për mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identiteti shqiptar në Kushtetutën e vendit”, tha Taravari./tv21.tv